image Ancelotti: Të paktën në Angli shëtit me biçikletë, në shtëpi merrem me gatim

Futboll

Sport/ Ancelotti: Të paktën në Angli shëtit me biçikletë, në shtëpi merrem me gatim

news image

Fushat e stërvitjes së Evertonit janë mbyllur prej më shumë se një muaji. Problem nuk është vetëm pamundësia për t’u stërvitur siç duhet, por edhe mbyllja në shtëpi. Trajneri i “Toffees”, Carlo Ancelotti, ka treguar për faqen zyrtare të klubit se si po shkon karantina.

“Marr biçikletën dhe shkoj për shëtitje në plazh, sigurisht duke respektuar distancimin shoqëror. Këtu jemi me fat, sepse në Itali nuk është e mundur. Si e kaloj kohën në shtëpi? Gjatë ditës që dua të gatuaj, është një nga pasionet e mia. Në mbrëmje shikoj seriale televizive. Nuk është një kohë e mirë në botë, në Angli, në Itali dhe në Europë, për shkak të kësaj pandemie, por nga ana tjetër, fakti që ne kemi mundësinë të ecim dhe të ngasim një biçikletën është i rëndësishëm për ne. Jam në kontakte me shumë njerëz në Itali, ata janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi”.

Ndërsa vazhdon të studiojë videot e ndeshjeve dhe të mbajë kontakte të ngushta me stafin e tij, Ancelotti ka kohën e mjaftueshme për t’iu kushtuar pasionit të tij të madh, gatimit.

“Pjata ime më e mirë? Makaronat. Mund të gatuaj makarona bolonjeze, me kërpudha apo karbonara. Mendoj se jam i mirë në gatim.”