image Ancelotti: PSG e meritoi fitoren, por ishte vetëm ndeshja e parë

Futboll

Ancelotti: PSG e meritoi fitoren, por ishte vetëm ndeshja e parë

news image

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha se Parisi e meritonte fitoren.

Skuadra franceze triumfoi me rezultat 1 me 0, por e dominoi në plotësi këtë takim.

Mbappe shënoi golin e fitores për vendasit, por rezultati ka mundur të jetë edhe më i thellë

“Paris meritonte të fitonte, ata luajtën më mirë se ne. Ne e patëm të vështirë të dilnim nga presioni veçanërisht. Por është vetëm ndeshja e parë. Kualifikimi nuk humbet”, tha Ancelotti. /Gazeta Sinjali Sporti/