Carlo Ancelotti është prezantuar si trajner i Real Madridit, përcjell Sinjali Sport.
Italiani ka nënshkruar me mbretërit kontratë tre vjeçare, deri më 2024.
Ancelotti ka deklaruar se është shumë i lumtur për rikthimin në Madrid.
“Dua ta falënderoj presidentin që më riktheu. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Do të jap gjithçka që të përsërisim atë që kemi bërë në të kaluarën, kanë qenë dy vite fantastike”, u shpreh ai.
“Mendoj se do të përsërisim diçka të mirë së bashku në këtë sfidë të re. Unë e di se çfarë do të thotë të jesh trajner i Realit, jam i lumtur që jam këtu dhe do të tentoj më të mirën”.
Ai ka folur edhe për të ardhmen e Sergio Ramos.
“Për Sergio Ramosin do të flasim me klubin, sapo kam ardhur. Real Madrid, çka do që të ndodhë, do të garojë në të gjitha garat dhe do ta bëjë këtë me skuadrën më të mirë të mundshme. Nuk mund ta imagjinoja një Madrid pa Ancelottin, por ka ndodhur. Kthimi ishte shumë i shpejtë dhe nuk kam pasur kohë të flas për skuadrën. Unë i njoh mirë lojtarët. Më pëlqen shumë të kthehem dhe të punoj përsëri me ta. Cila do të jetë e ardhmja, ne do ta flasim për të gjithë në ditët e ardhshme sepse nuk kemi pasur kohë”, përfundoi ai.