image Ancelotti pas humbjes nga Espanyoli: Kjo ishte ndeshja jonë më e dobët këtë sezon

Futboll

Ancelotti pas humbjes nga Espanyoli: Kjo ishte ndeshja jonë më e dobët këtë sezon

news image

Menaxheri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka pranuar se skuadra e tij luajti shumë dobët në humbjen kundër Espanyolit të dielën, e cila ishte e para për madrilenët në La Liga këtë sezon.

Espanyoli e mposhti 2:1 Real Madridin, duke ia shkaktuar humbjen e parë në La Liga dhe të dytën radhazi në të gjitha garat të dielën.

Raul de Tomas dhe Aleix Vidal shënuan nga një herë për t’ia siguruar Espanyolit vetëm fitoren e dytë këtë sezon në ligë, ndërkohë që goli i mrekullueshëm i Karim Benzemas shërbeu vetëm si ngushëllim për Realin në RCDE Stadium

“Ne luajtëm dobët, nuk çfarë mund të them më shumë. Ne e nisëm ndeshjen me një ide, por nuk ishim në gjendje të qëndronim të qetësuar”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

“Pas golit pati shumë huti. Kjo ishte ndeshja jonë më e dobët (këtë sezon)”, shtoi ai.

Kjo është ndeshja e tretë radhazi pa fitore për skuadrën e Carlo Ancelottit dhe vjen menjëherë pas humbjes turpëruese kundër Sheriffit në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

Me gjithë humbjen, Real Madridi mbetet lider i La Ligës me 17 pikë, aq sa ka edhe rivali i qytetit Atletico Madrid në vendin e dytë.   /Gazeta Sinjali Sporti/