Carlo Ancelotti nisi aventurën e dytë në krye të Real Madridit me një fitore 4-1 ndaj Alavesit dhe trajneri italian ishte shumë i lumtur me pjesën e dytë dhe me lojën e Karim Benzema.
Me dy gola nga Benzema dhe një nga Nacho e Viniciur Junior, Reali siguroi fitoren e parë në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2021/22 në La Liga.
Edhe pse ndjeu se pjesa e parë ishte shumë e ngadaltë, Ancelotti shijoi intensitetin e pjesës së dytë që erdhi pas pushimit dhe veçoi Benzeman me dy gola, duke e lavdëruar për paraqitjen.
“Pjesa e parë ishte mjaft e ngadaltë, me dhe pa top”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.
“Ne mund të kishim qenë më mirë. Pjesa e dytë ishte më e mirë, me më shumë intensitet dhe cilësi”.
“Goli i parë i Benzemas hapi lojën dhe ne kishim më shumë hapësirë për të përdorur cilësinë tonë”.
“Benzeman, ta quash vetëm sulmues është një shitje e shkurtër. Ai është një lojtar i kompletuar. Ai gjithashtu ka personalitet të madh”.
“Krahasuar me lojtarin që kam njohur gjashtë vjet më parë, ai është shumë më i kompletuar dhe ka shumë më tepër personalitet”.
Ancelotti u pyet edhe për Eden Hazard dhe Gareth Bale, pasi të dy filluan përkrah Benzemas në vijën e sulmit të Los Blancos.
“Hazard luajti një lojë të kompletuar. Për të dhe Bale, ishte e vështirë të gjesh hapësirë midis linjave në pjesën e parë pasi Alaves ishte i ngushtë në pjesën e pasme. Ne u munduam të luanim në mes”.
“Mendoj se të gjithë lojtarët po punojnë mirë. Bale do të bëhet edhe më mirë sepse ai nuk është ende në gjendje optimale, si me të gjithë lojtarët. Të gjithë ata mund të përmirësohen”, përfundoi trajneri i Realit. /GazetaSinjaliSporti/