image Ancelotti: Hazard tituallar, e po ashtu edhe Benzema do të luajë

Futboll

Ancelotti: Hazard tituallar, e po ashtu edhe Benzema do të luajë

news image

Carlo Ancelotti është deklaruar për sfidën e Real Madridit nesër ndaj Cadizit, shkruan Sinjali Sport.

Los Blancos do ta luajnë këtë ndeshje përkundër thashethemeve që flitej se do të shtyhej, pasi shtatë lojtarë kanë dalur pozitiv me COVID-19.

Sidoqoftë, federata spanjolle ende nuk ka marrë ndonjë vendim dhe dueli siç po shihet do të luhet.

Për gjatë konferencës për shtyp Don Carlo foli për gjendjen e futbollistëve që mund të luajnë.

Më në fund, Ancelotti ka vendosur t’ia japë një shans Eden Hazardit.

“Hazard do të jetë titullar. Jo për shkak të mungesave, por për shkak se është stërvitur mirë dhe meriton të luajë, gjithashtu Karim Benzema do të ketë minuta”, u shpreh Ancelotti. /Gazeta Sinjali Sporti/