Carlo Ancelotti e ka të qartë, pas kësaj aventure te Real Madridi, karriera e tij si trajner do të marrë fund.
Këtë e ka konfirmuar vetë italiani, i cila ka analizuar momentin e tij dhe të bardhezinjve në një intervistë për “Il Messaggero”:
“24 tituj në karrierën time? E vërteta është se këto llogari nuk kanë rëndësi për mua. Do t’i bëj në fund, kur një ekuilibër të ketë më shumë se kaq. Tani jam i fokusuar në stërvitje, më pëlqen puna e përditshme. Deri para disa vitesh prioritetet e mia ishin taktikat, tani fokusohem të marrëdhëniet njerëzore, njohja me njërëzit dhe brezat e rinj”.
Ndërsa kur është pyetur për tërheqjen tekniku është përgjigjur:
“Pas Real Madridit, unë do të tërhiqem. Nuk ka vend më të mirë se klubi më i mirë në botë për të përfunduar udhëtimin tim“, ka deklaruar italiani.