image Ancelotti arrin dy rekorde historike pas kualifikimit për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Futboll

Ancelotti arrin dy rekorde historike pas kualifikimit për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

news image

Carlo Ancelotti ka arritur dy rekorde historike në Ligën e Kampionëve pas fitores së mbrëmshme të Real Madridit në çerekfinale ndaj Chelseat, transmeton Sinjali Sport.

“Los Blancos”, nën drejtimin e trajnerit italian, mundën skuadrën e Thomas Tuchel 5-4 në total pas një ndeshjeje kthyese emocionuese 3-2 në Santiago Bernabeu mbrëmë.

Ishte një tjetër natë evropiane e paharrueshme për Ancelottin, i cili është dëshmuar se është specialist i Champions League.

Ancelotti është bërë trajneri i parë që arrin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në katër dekada radhazi, duke e bërë këtë në 1999 me Juventusin, në 2003, 2005, 2006 dhe 2007 me Milanin dhe në 2014, 2015 dhe në 2022 me Real Madridin. Ai gjithashtu arriti në gjysmëfinale si lojtar me Romën në 1984, duke humbur nga Liverpool në finale.

Trajneri italian iu bashkua gjithashtu Pep Guardiolës dhe Jose Mourinho-s duke u bërë trajneri i tretë që kualifikohet tetë herë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke treguar mjeshtërinë e tij në kompeticion.

Ancelotti pritet të bëhet gjithashtu trajneri i parë që fiton titullin e ligës në të gjitha pesë ligat më të mira të Evropës, nëse Real Madridi arrin të sigurojë titullin e tyre në La Liga këtë sezon, që është rrugës për ta bërë.

/GazetaSinjaliSport/