Analisti Mustafa Nano në monologun e tij më të fundit në emisionin “Provokcija”, ka folur për tekstet e këngëve shqiptare duke i quajtur ‘banale’ dhe ‘të shpifura’. Nano lexoi tekste nga disa prej këngëve më të dëgjurara shqiptare dhe një prej tyre ishte teksti i këngës “Bye bye”, nga Dafina dhe Tayna.
Nano kishte shkëputur pjesën ku Tayna këndon: “Edhe femnën unë ta marr, e kom fanse. E shti me bo terk t’u kcy valle. Mu s’ka hiç ça me m’ardh marre”.
“Kjo është një vajzë që këndon dhe luan rolin e një lesbikeje. Më saktë shtiret që luan rolin e një lesbikeje”, u shpreh Nano.
“Unë jam i shokuar, i fyer më mirë të më kishin rraf sesa të kisha lexuar tekste të tilla. Përsëris, ta shpifin”, tha analisti./Gazeta Sinjali/