image Analisti i çështjeve të sigurisë: 'Armata ruse' që në janar filloi me lajme të rreme për koronavirusin

Kosovë

Pandemia/ Analisti i çështjeve të sigurisë: ‘Armata ruse’ që në janar filloi me lajme të rreme për koronavirusin

news image

Analisti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se “armata ruse” qysh prej janarit ka filluar aktivitetin për dezinformim lidhur me pandeminë globale Covid-19, e cila ka marrë mijëra jetë njerëzish në tërë botën.

Musliu ka deklaruar se Rusia nuk zgjedhë mjete për të arritur qëllimet.

“Sa i përket Coronavirusit, ia kanë filluar të postojnë nga janari. Kanë postuar kundër SHBA-së dhe kundër shteteve të BE-së. Rusia nuk zgjedhë mjete, ka qëllimin”, ka thënë ai në televizionin publik.

“Rusia e ka një ushtri të tërë në botë për të plasuar lajme të rreme”.

Tutje, analisti është shprehur se Rusia e përdorë vazhdimisht luftën hibride./GazetaSinjali/