Enca Haxhia ka gati projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Amor” dhe pritet të publikohet së shpejti e shoqëruar edhe me videoklip, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 2 milionë ndjekës.
“Amor, hiti i ri 2020”, ka shkruar ajo në një video të publikuar, ku dëgjohet pak nga kjo këngë.
Të menjëhershme ishin edhe komentet e ndjekësve të Encës, të cilët thanë se mezi po presin që ky projekt të publikohet.
Teksa kujtojmë se “Mwah” është projekti i fundit muzikor i këngëtares. Kënga është publikuar në muajin dhjetor të 2019 dhe deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/