Amir Rrahmani po kalon një periudhë mjaft të vështirë në karrierën e tij.
Sikur të mos mjaftonte lëndimi që mori në ndeshjen ndaj Moldavisë, ai tashmë ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Sinjali Sportiv.
Lajmin e konfirmuan edhe nga SC Napoli në rrjetet e tyre zyrtare në Twitter dhe Facebook.
Rrahmani nuk ka pasur fare minutazh në këtë sezon me Napolin që prej transferimit të tij në verë.