image Amir Rrahmani pritet të luajë nga fillimi nesër

Futboll

Amir Rrahmani pritet të luajë nga fillimi nesër

news image

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, pritet që nesër të luajë për herë të parë nga fillimi, transmeton Sinjali Sportiv.

Futbollisti nga Prishtina është pjesë e Napolit që nga fillimi i këtij sezoni, teksa deri më tani ka regjistruar vetëm tre minuta lojë në Serie A.

Megjithatë, sipas raportimeve nga Italia, 26 vjeçari pritet të luajë nga fillimi në ndeshjen ndaj Udineses, pasi që Kalidou Koulibaly është i lënduar.

Gjithashtu, nga fillimi pritet të luajë edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi shqiptar me shumë gjasë do paraqitet si mbrojtës i majtë.

Formacioni i mundshëm i Napolit: Meret; Di Lorenzo, Manolas, Rrahmani, Hysaj; Ruiz, Bakayoko; Lozano, Zielinski, Insigne; Petagna.

Ndryshe, ndeshja mes Udineses dhe Napolit zhvillohet nesër (të dielën) nga ora 15:00. /Sinjali Sportiv/.