Sezonin tjetër, Amir Rrahmani mund të ketë një rol më të rëndësishëm te Napoli, shkruan Sinjali Sport.
Në stinorin e parë, kapiteni i Kosovës nuk luajti asnjë minutë deri në janar të vitit 2021, ku tashmë numëron 16 ndeshje në të gjitha garat, 12 prej tyre në Serie A.
Sido që të jetë, edicioni 2021/22, Rrahmani pritet të ketë një rol më të madh në skuadër, sidomos me largimin e Kalidou Koulibaly, që ka zëra se do të provojë një aventurë të re.
Megjithatë, pasi që Kalidou Koulibaly të largohet, një “pengesë” është Nikola Maksimovic, që ka qenë pothuajse gjithmonë zgjedhja e parë për Gattuson kur është dashur që të zëvendësojë Manolasin dhe Koulibalyn, derisa Amiri vetëm i katërti.
“Corriere dello Sport” raporton se Inter, Lazio dhe Fiorentina janë të interesuara për mbrojtësin e Napolit, që do të lironte më shumë hapësirë për Amir Rrahmanin./Gazeta Sinjali Sporti/