Futbollistët amerikanë nuk i keni parë shpesh duke luajtur në nivelet më të larta të futbollit në Evropë, por duket që kësaj historie i ka ardhur fundi.
Këtë sezon në super ekipe si Barcelona, Chelsea dhe Dortmund po performojnë në nivelet më të larta të futbollit, disa futbollistë amerikanë, shkruan Sinjali Sportiv.
Janë gjithsej tetë futbollistë amerikanë që kanë performuar këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe kjo gjë nuk kishte ndodhur që nga sezoni 2004-2005.