image Amerika jep detaje për bisedën e Blinken me Lavrov

Botë

Amerika jep detaje për bisedën e Blinken me Lavrov

news image

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken diskutoi “shqetësimet akute dhe të përbashkëta se Rusia mund të marrë në konsideratë nisjen e agresionit të mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës në ditët në vijim” dhe kërkoi një zgjidhje diplomatike gjatë bisedës së tij telefonike me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov të shtunën, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Telefonata vjen vetëm disa orë përpara se presidenti amerikan Joe Biden dhe ai i Rusisë Vladimir Putin të flasin në telefon, dhe pasi Departamenti i Shtetit ka urdhëruar evakuimin e shumicës së stafit të ambasadës në Ukrainë.

Sekretari e bëri të qartë se një rrugë diplomatike për zgjidhjen e krizës mbeti e hapur, por kjo do të kërkonte që Moska të deskalojë dhe të angazhohet në diskutime me mirëbesim”, tha Price.

Rusia ka vazhduar të ndërtojë praninë e saj përgjatë kufijve të Ukrainës ditët e fundit dhe Blinken “përsëriti se nëse Moska ndjek rrugën e agresionit dhe pushton më tej Ukrainën, do të rezultonte në një përgjigje të vendosur, masive dhe të bashkuar transatlantike”, tha Price.

/GazetaSinjali/