Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti amerikan Joe Biden ka biseduar me aleatët evropian për sigurimin e ndihmave për sigurinë, ekonominë dhe ndihmat humanitare për Ukrainën.
Në telefonatën e realizuar ishin presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, sekretari i përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se këto shtete e dënojnë situatën e shkaktuar në Ukrainë nga Rusia, raporton BBC.
“Ata diskutuan gjithashtu përpjekjet e tyre të koordinuara për të imponuar kosto të rënda ekonomike për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse”, thuhet në njoftim.