Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, do të vizitojë sot Shqipërinë, ku do të shprehë vlerësimin si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila ka shkruar se gjatë vizitës së Thomas-Greenfield në Shqipëri do të diskutojnë mënyrat për të forcuar partneritetin SHBA-Shqipëri.
Vizita e saj vjen në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.