image Ambasadori Minxhozi: S'ka vend për panik, 190 maune me mallra brenda ditës futen në Kosovë

Kosovë

Pandemia/ Ambasadori Minxhozi: S’ka vend për panik, 190 maune me mallra brenda ditës futen në Kosovë

news image

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos krijojnë panik sa i përket furnizimit me ushqime.

Minxhozi ka thënë se nuk ka asnjë problem për qarkullimin e mallrave.

“Brenda 24 orëve nga Shqipëria në Kosovë qarkullojnë 190 maune me mallra. Porti i Durrësit është në funksion të plotë”.

Ai thotë se Kosova i ka të gjitha mundësitë për të marrë mallra nga çdo vend i botës me të cilën kompanitë nga Kosova kanë kontrata.

”Nuk ka asnjë problem në ketë drejtim dhe çdo gjë sa I përket lëvizjes së mallrave është në suaza normale”, tha ai për RTV Dukagjinin.

Kujtojmë se, në Shqipëri deri më tani nga pandemia janë prekur 70 persona, dy nga të cilët kanë humbur jetën, ndërsa në Kosovë janë shënuar 22 raste infektimi me COVID-19 ku shumica prej tyre janë në gjendje stabile./GazetaSinjali/