image Hoti flet pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Shqipërinë: Së bashku drejt integrimeve euroatlantike

Politikë

Hoti flet pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Shqipërinë: Së bashku drejt integrimeve euroatlantike

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bërë një postim në Facebook pas nënshkrimit të marrëveshjeve të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti ka shkruar se së bashku me Shqipërinë, Kosova do të rrugëtojë drejt integrimeve euroatlantike.

Ai ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe kabinetin e tij për pritjen që e ka quajtur vëllazërore.

“Falënderoj përzemërsisht kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij për pritjen vëllazërore. Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm, dhe pres që sa më parë t’i finalizojmë marrëveshjet e arritura, për të zgjeruar kështu horizontet e bashkëpunimit në mes të dy vendeve”, ka thënë Hoti. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3701942619867065?xts[0]=68.ARBLHMrcYsRBWQYznsS8hsXPk2g4e-9pM8mugv0qYLR4wYSPdypX7tzAtFloPrcit1b57azJr2S_3bo5pxk82OvW-ncFgzu-QOJCx4DWZJ7v7-iv4y1zogdSC3P4lJ9q6Srty-IEh9VcE1leZGc0YZx__urg2X-bZ4gxQrVU6W0Zj9mxI6L2X4HZ4N3l-fft1i5287m-zkJAhcLGtn1NTyUU5ji9koLIRkCof5F57_Gfsthk7FYb16oWG3msmbvH59XC9csk8LsRH9dsZtuFwP4YnZ4DpFFPk5JpH8YPvIoG1tCN5MEJ7BLg_ZFHmor5xgwRqo0hZNPlROqYuQ5Rd4sX0A&tn=-R