Është shënuar dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave si dhe fillimin e fushatës ndërkombëtare vjetore “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore.
Për dhunën ndaj grave ka reaguar ambasadori amerikan Philip Kosnett i cili ka thënë se nuk është burrëror sulmi ndaj grave dhe se përfundimi i dhunës ndaj grave është përgjegjësi e të gjithëve.
“Nuk ka asgjë burrërore për të sulmuar gratë. Përfundimi i dhunës ndaj grave është përgjegjësi e të gjithëve. Së bashku mund të mbrojmë nënat, motrat, gratë dhe vajzat”, ka thënë Kosnett.
E për dhunën ndaj grave ka reaguar edhe Ambasada e Britanisë, ku përmes një postimi kanë thënë se dhuna në familje është një prej shkelësve kryesorë të të drejtave të njeriut në botë.
“Sot është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, si dhe shënon fillimin e fushatës ndërkombëtare vjetore “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore.” Dhuna në baza gjinore, duke përfshirë dhunën në familje, është një prej shkelësve kryesorë të të drejtave të njeriut në botë. 68% e grave dhe 56% e burrave në Kosovë, kanë raportuar se kanë përjetuar një formë të dhunës në familje. Viktimat e dhunës në familje duhet të jenë të lira nga turpi dhe stigma. Rastet duhet të raportohen dhe fajtorët duhet të dënohen”, ka shkruar Ambasada Britanike./Gazeta Sinjali/