Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është deklaruar edhe një herë për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë.
Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve pasqyrojnë dëshirën e qytetarëve për t’i dhënë fund korrupsionit.
“Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë dëshirën e popullit për të parë fundit e korrupsionit.
A do të ndërrmarin veprime vendimtare të gjitha partitë – në pushtet dhe në opozitë?” ka shkruar Kosnett.
Ambasadori amerikan ditë më parë ishte shprehur shumë i lumtur që një numër i madh i qytetarëve të Kosovës kishin dalë për të votuar./Gazeta Sinjali/