image Ambasadori italian thirrje liderëve kosovarë: S’ka vend për kërcënime në demokraci

Kosovë

Ambasadori italian thirrje liderëve kosovarë: S’ka vend për kërcënime në demokraci

news image

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando, u është bashkuar thirrjeve të vendeve të QUINT-it drejtuar liderëve politikë të Kosovës për të hequr dorë nga kërcënimet.

“Ndërsa u them të gjithë liderëve që po takoj, pavarësisht përkatësisë së tyre politike, nuk ka vend për kërcënime dhe sulme personale në demokraci. Politikanët duhet të vendosin tonin e diskutimit civil. Ata ia kanë borxh njerëzve të Kosovës”, ka shkruar Orlando në Twitter.

Ndërkaq, kujtojmë që ambasadori italian, Nicola Orlando, së fundi ka takuar institucionet e vendit, ku ka diskutuar për situatën me pandemi dhe rimëkëmbjen ekonomike./ Gazeta Sinjali/