image Ambasadori italian në Kosovë uron Albinin dhe Vjosën për pozitat e tyre të reja

Kosovë

Urim/ Ambasadori italian në Kosovë uron Albinin dhe Vjosën për pozitat e tyre të reja

news image

Vazhdojnë urimet për kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti si dhe për kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Edhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka uruar të dy politikanët, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për pozitat e tyre të reja, njëri si kryeministër dhe tjetra si kryeparlamentare.

Ai tha se shteti i tij po pret me padurim për të punuar me institucionet e reja të Kosovës dhe shpreson në bashkëpunimin e tyre, njofton Gazeta Sinjali.

“Urime Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Italia mezi pret të bashkëpunojë ngushtë me ju dhe ministrat tuaj për forcimin e institucioneve dhe avancimin e integrimit Euro-Atlantik, si dhe nxitjen e dialogut me Beogradin”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërsa, Osmanin e uroi për gruan e parë në Kosovë që e merr një post kaq të lartë në Kosovë.

“Shumë urime për Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si gruaja e parë e Parlamentit të Kosovës”, ka shkruar Orlando në Twitter.

Kujtojmë se sot u votua edhe Qeveria Kurti me 66 vota për dhe 10 abstenime, pas disa orësh debat nga opozita, të cilët e lëshuan sallën e Kuvendit pak para votimit të qeverisë./Gazeta Sinjali/