image Ambasadori i Shqipërisë në OKB: Përjashtimi i Rusisë nga OKB as nuk ka për të ndodhur

Shqipëri

Ambasadori i Shqipërisë në OKB: Përjashtimi i Rusisë nga OKB as nuk ka për të ndodhur

news image

Ambasadori i Shqipërisë në OKB Ferit Hoxha, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, tha se nuk beson se Rusia do të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit.

Sipas tij përjashtimi i Rusisë nga OKB, as nuk është aktual dhe as nuk ka për të ndodhur.

Ai shtoi se Rusia nuk do të votojë për të përjashtuar veten e saj nga Këshilli i Sigurimit edhe pse kjo e fundit është në kundërshti me ligjin ndërkombëtar, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

“Rusia gjendet në kundërshti me ligjin ndërkombëtar, është në kundërshti me angazhimet që ka marrë vet. Rusia është në sensin e kundërt të gjithçkaje  drejt së cilës shkon njerëzimi, bota e vendet. Përjashtimi i Rusisë nga OKB as nuk është aktual dhe as nuk ka për të ndodhur.  Rregullat e punës e bëjnë të tillë që çdo ndryshim madhor në kartën e Kombeve të Bashkuara, përfshirë pranimin apo përjashtimin e  një vendi nga OKB, kalojnë përmes Këshillit të Sigurimit, dhe ky i fundit vendos me votë, pa veto. Rusia nuk do të votojë ndonjëherë për të përjashtuar veten e saj”, tha ai për Euronews Albania.

/GazetaSinjali/