image Ambasadori i Kosovës në Shqipëri konfirmon vdekjen e gjilanasit, dyshohet se i ka vdekur edhe vëllau

Kosovë

Tërmeti/ Ambasadori i Kosovës në Shqipëri konfirmon vdekjen e gjilanasit, dyshohet se i ka vdekur edhe vëllau

news image

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se është nxjerrur i vdekur nga rrënojat njëri nga dy vëllëzërit nga Livoçi i Gjilanit, që ishin për vizitë në Durrës. Dyshohet se jetën e ka humbur edhe vëllai tjetër i viktimës, ai vazhdon të mbetet i ngujuar.

“Është nxjerrë i vdekur njëri nga vëllëzit Abazi nga Livoçi i Gjilanit, jemi duke bërë përpjekje për ta nxjerrë edhe vëllain e tij te objekti ku ndodhet. Dyshohet që edhe ai ka vdekur. Trupi i gjilanasit që është nxjerrë nga rrënojat është dërguar në morg”, konfirmoi Hasani për Gazetën Sinjali.

Deri më tani numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri ka shkuar 18, raportohet për qindra të lënduar. /Gazeta Sinjali/