image Ambasadori izraelit në Beograd: Përkundër kundërshtimeve të Vuçiqit, ne e njohëm Kosovën

Kosovë

Ambasadori izraelit në Beograd: Përkundër kundërshtimeve të Vuçiqit, ne e njohëm Kosovën

news image

Ambasadori i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, ka thënë se Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator dhe se kjo nuk duhet të ndikojë në raportet mes Izraelit dhe Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai po ashtu ka thënë se çështja e njohjes nuk është më temë diskutimi.

“Nuk është më në pyetje nëse Izraeli do ta njohë ose jo Kosovën, sepse Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator dhe tashmë na mbetet të mos lejojmë që një veprim i tillë të ndikojë në raportet në mes të Serbisë dhe Izraelit”, ka thënë Vilan për mediat serbe.

Ai ka shtuar se njohjen reciproke e ka mirëpritur kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.

Ambasadori izraelit ka thënë se Vuçiqit nuk i ka pëlqyer vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se nuk mbështet këtë vendim të Izraelit.

Vilan thotë se Izraeli është shtet i pavarur dhe se vendimi për njohjen e Kosovës është vendim shtetëror. /Gazeta Sinjali/