image Escobar: Mbështesim marrëveshje pa njohje nëse pajtohen Prishtina dhe Beogradi

Politikë

Escobar: Mbështesim marrëveshje pa njohje nëse pajtohen Prishtina dhe Beogradi

news image

Emisari i SHBA-së Gabriel Escobar ka thënë se Uashingtoni do të mbështeste një marrëveshje pa njohje reciproke nëse dy palët pajtohen.

“Nëse të dyja palët bien dakord, po” ka thënë ai.

“Ju po e përdorni fjalën “presion” gjatë gjithë kohës. Nuk do ta quaja presion, por inkurajim. Ne duhet të gjejmë një rezultat përfundimtar shumë të qëndrueshëm që i përshtatet të dy vendeve. Qëndrimi ynë gjatë gjithë kohës ka qenë se njohja është ndoshta zgjidhja më e mirë, por nëse të dyja palët gjejnë një zgjidhje të tjetër ne do ta mbështesim atë.

Megjithatë, ndërkohë duhet të mbetemi të angazhuar në dialog, duhet të parandalojmë çdo konfrontim dhe çdo lloj dhune mes dy palëve që do të destabilizonte të gjithë rajonin” ka thënë ai në një intervistë për televizionin publik serb RTS

Escobar, po ashtu thekson se e mbështesin propozimin franko-gjerman.

“Nuk e di që propozimi evropian kërkon një zgjidhje urgjente brenda pak javësh, por sigurisht që kërkon përparim shumë të shpejtë në dialog”, thotë Escobar.

Escobari thekson se propozimi franko-gjerman duhet të merret në konsideratë, pasi siç thotë ai, do të na ndihmojë që shumë shpejt të përparojmë në dialog.

/GazetaSinjali/