Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka bërë një postim në “Twitter”, i cili ka ofruar mbështetjen e tij për Kosovën para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, transmeton Sinjali Sportiv.
Orlando ka përmendur mungesat e rëndësishme që ka Kosova për këtë ndeshje si Rrahmani, Ujkani e Vedat Muriqi, por mbi të gjitha ai ka bërë thirrjen “Forca Kosovë”
“Kësaj here, pa Amir Rrahmanin, Samir Ujkanin dhe Vedat Muriqin, e pabesueshme….por akoma… Forca Kosova”, ka shkruar ambasadori italian.