image Ambasadori i BE-së zbarkon te Agjencia Kundër Korrupsionit, kjo është arsyeja

Politikë

Ambasadori i BE-së zbarkon te Agjencia Kundër Korrupsionit, kjo është arsyeja

news image

Ambasadori i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Tomas Szunyog është takuar sot me drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit të Kosovës, Yll Buleshkaj, ku kanë biseduar lidhur me fuqzimin e këtij institucioni.

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, diskutuam mbi prioritetet e Agjencisë dhe zbatimin e mandatit të saj më të fuqishëm pas miratimit të ligjeve të reja për Agjencinë dhe deklarimin e pasurive”, tha shefi i BE-së.

Szunyog, më tej theksoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë punën e Agjencisë, e cila është një nga lojtarët kryesor në Kosovë në luftën kundër korrupsionit, pasi kontrollon deklarimet e pasurive nga zyrtarët, punon për parandalimin e konflikteve të interesit dhe adreson sinjalizimin e rasteve.

“Jemi dakorduar që të nisim një fushatë të përbashkët informimi publik që do të promovojë mandatin dhe rolin e Agjencisë në parandalimin e korrupsionit dhe do t’i bëjmë thirrje publikut që të raportojë korrupsionin”, tha Szunyog.

/GazetaSinjali/