image Ambasadori Hovenier: Shpresojmë që afati për targa të zgjatet

Politikë

Ambasadori Hovenier: Shpresojmë që afati për targa të zgjatet

news image

Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kërkesa e Kosovës për kthim të gjitha automjeteve në qarkullim në targat “RKS”, është e arsyeshme.

Hovenier ka thënë se SHBA beson që vendimi i Qeverisë për targat është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

“Është shumë e qartë se deri tash nuk ka pasur shumë kërkesa për t’i kthyer automjetet. ShBA beson se vendimi i qeverisë së Kosovës për t’ua mundësuar njerëzve që të lëvizin me automjete të regjistruara dhe targa të licencuara nuk është e paarsyeshme dhe është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Hovenier.

Sipas tij, afati shkurtër për targat është vendim i vështirë dhe ngarkues për njerëzit, ai i kërkon Qeverisë më tepër kohë.

“Sidoqoftë nga fillimi kemi shprehur shqetësimin dhe vazhdojmë ta kemi atë për afatin kohor të zbatimit. Porosia ime për Qeverinë e Kosovës ishte që besojmë se duhet më tepër kohë. Nuk jemi entuziastë për afatin e shkurtër, sepse është vendim i vështirë për njerëzit dhe ngarkues. Shpresojmë që afati të zgjatet”, ka deklaruar ai.

Hovenier ka vazhduar të thotë se mund të mos ndodhë ashtu siç kërkojnë ata, raporton RadioKim.

“Është vendim i Qeverisë së Kosovës”.

/GazetaSinjali/