image Ambasadori gjerman zbarkon tek presidentja, flasin për zhvillimet e fundit në vend dhe dialogun me Serbinë

Politikë

Ambasadori gjerman zbarkon tek presidentja, flasin për zhvillimet e fundit në vend dhe dialogun me Serbinë

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde.

Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës në takim Osmani e Rohde kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë.

Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, përkushtimin për paqe, siguri dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

/GazetaSinjali/