image Ambasadori gjerman hedh dyshime se kush do të përfitojë nga vendi i PZAP-së

Kosovë

Reagim/ Ambasadori gjerman hedh dyshime se kush do të përfitojë nga vendi i PZAP-së

news image

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë ditës së djeshme ka miratuar kërkesën që të numërohen rreth 1 mijë e 500 vendvotime, ndërkohë ka pranuar kërkesën e koalicionit Nisma-AKR-PD, duke i cilësuar si të pavlefshme mbi 3 mijë vota të ardhura nga Beogradi.

Lidhur me këtë vendim në Twitter ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Christian Heldt. Reagimi i tij është bërë për shkak të një shkrimi të një gazetarit.

“Paneli për Ankesa i KQZ-së ka urdhëruar rinumërimin e 58 % të votave (1472 vendvotime nga 2547,  3 mijë 100 votat e ardhura me postë nga Serbia duket se do të anulohen për shkak të parregullsive përgjatë transportit. Duke qe nuk do të kemi qeveri të re deri në vitin 2020”, kishte shkruar gazetari Agron Bajrami.

Ndaj këtij shkrimi ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

“Jam vetëm kurioz të dijë se kush do të përfitojë nga kjo”, ka shkruar Heldt.

Vendimin për rinumërim dhe anulim të votave të ardhura nga Serbia PZAP e ka marrë të hënën, ndërkohë si rezultat koalicioni mes  Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit do të futet në Kuvend.

Nga ky vendim i PZAP-së më së shumti do ta pësojë partia e Kurtit, e cila do të humb 3 deputetë, ndërsa LDK, PDK e AAK vetëm nga një./Gazeta Sinjali/