COVID-19

Të infektuar

5118

Të shëruar

2370

Të vdekur

108

Takim/ Ambasadori gjerman, Christian Heldt i shkon në zyrë Albin Kurtit

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka pritur në zyrë ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim u diskutua për “rimëkëmbjen e shoqërisë pas fitores ndaj pandemisë. Rimëkëmbje sociale e ekonomike”.

“Qeveria e Kosovës falënderon ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin. Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KWF-së dhe GIZ-it gjerman. Të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare”, thuhet në komunikatën e ZKM-së. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: