image Ambasadori britanik bën thirrje që të votohet lirshëm dhe pa kërcënime

Kosovë

Zgjedhjet/ Ambasadori britanik bën thirrje që të votohet lirshëm dhe pa kërcënime

news image

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, u ka bërë thirrje kosovarëve që të dalin për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit, sepse sipas tij, kjo datë është e rëndësisë së jashtëzakonshme që kosovarët të zgjedhin drejtimin e shtetit të tyre.

Ai shtoi se forca e qytetarit është vota e lirë, andaj duhet të votohet lirshëm dhe pa kërcënime.

Abbott theksoi që në rast se kosovarët përballen me situata të kërcënimeve dhe shantazheve në ditën e zgjedhjeve duhet të raportojnë menjëherë tek autorite dhe këto raportime duhet të trajtohen me seriozitet të lartë.

Po ashtu, ambasadori deklaroi se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhjet tona parlamentare.

/Gazeta Sinjali/