image Osmani pret në takim ambasadorin amerikan, flasin për aplikimin e Kosovës në BE dhe situatën në veri

Politikë

Osmani pret në takim ambasadorin amerikan, flasin për aplikimin e Kosovës në BE dhe situatën në veri

news image

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit e në veçanti rreth dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas njoftimit Presidentja Osmani, theksoi se ky përbën një hap të rëndësishëm për përmbushjen e vizionit të Kosovës për integrim në strukturat evroatlantike.

“Në takim u diskutua poashtu edhe për zhvillimet në veri të vendit”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të rregullt e të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.

/GazetaSinjali/