Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka uruar Vjosa Osmanin për postin e kryeparlametares.
Përmes një postimi në Facebook, Abbott ka theksuar se ky është një moment historik drejt barazisë gjinore.
“Përgëzoj Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si kryetare e Kuvendit të Kosovës, një rol kryesor në shtetin e Kosovës dhe demokracinë e saj. Vjosa është kryetarja e parë grua në Kosovë, një moment historik në përparim drejt barazisë gjinore. Detyra të rëndësishme e presin Kuvendin e ri: I uroj Vjosës dhe kolegëve të saj suksese në punën e tyre”, ka shkruar Abbott.
Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e djeshme, të thirrur pikërisht për këtë çështje. Ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim./Gazeta Sinjali/