image Ambasada franceze për koncertin e Erzës: Ishte një sukses i madh

Muzikë

Ambasada franceze për koncertin e Erzës: Ishte një sukses i madh

news image

Mbrëmjen e 30 korrikut, këngëtarja Erza Muçolli, erdhi nga Franca për një koncert e mbrëmje artistike në Prishtinë, transmeton Sinjali.
Sipas organizatorëe, ajo mblodhi më shumë se 500 persona në sallë, në Bibliotekën Universitare të Kosovës.

Për koncertin e saj ka shkruar edhe Ambasada e Francës në Kosovë, e cila e ka cilësuar sukses të madh.

“Koncerti i talentes së re Erza Muqoli mbrëmë ishte një sukses i madh. Duke interpretuar disa këngë klasike franceze, si dhe këngën e saj më të re “Je chanterai”, Ezra shprehu gjithë talentin e saj, i përshëndetur me duartrokitje frenetike. Cécile Fisteberg, Këshilltare për bashkëpunim dhe veprim kulturor në Ambasadën e Francës, përshëndeti artisten e re si një ambasadore e Frankofonisë në Kosovë: “Kultura tejkalon të gjithë kufijtë, Ezra dëshmon për këtë”, kanë shkruar nga ambasada.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Ta zbardhi ftyrën” nga platforma kulturore KultPlus./Sinjali/

Foto: Nok Selmani