image Ambasada e Zvicrës reagon pak para publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses, ka një kërkesë për autoritetet politike në Kosovë

Politikë

Ambasada e Zvicrës reagon pak para publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses, ka një kërkesë për autoritetet politike në Kosovë

news image

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ka reaguar për zhvillimet politike në Kosovë, kur po pritet shpallja dhe publikimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit për mandatarin e ri.

Ambasada zvicerane ka ftuar autoritetet ta respektojnë Kushtetutën për hir të paqes, demokracisë dhe rendit publik në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

“Tetorin e kaluar, një shumicë e qytetarëve të Kosovës kanë votuar për ndryshime dhe u besuan përfaqësuesve të tyre jo vetëm që të kryejnë reformat kryesore, por edhe të nxisin një përgjegjësi më të madhe dhe të udhëheqin me shembull.

Që atëherë Qeveria dhe Qeveria përkujdesëse kanë demonstruar përkushtimin e tyre për ta avancuar sundimin e ligjit dhe për të mbrojtur interesat dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet në reagimin e ambasadës.

“Zvicra beson se autoritetet do të vazhdojnë të respektojnë Kushtetutën, si dhe ligjet dhe rregulloret, për hir të paqes, demokracisë dhe rendit publik në Kosovë”, theksohet në reagim.

Gjykata Kushtetuese pritet që më së largu të premten ta publikojë aktgjykimin e shumëpritur, vendim i cili ndonëse ende nuk është marrë dhe s’është publikuar, ka krijuar tensione në skenën politike. /Gazeta Sinjali/