image Ambasada e ShBA-së në Kosovë: Qëndrojmë me Ukrainën - Sinjali

Ambasada e ShBA-së në Kosovë: Qëndrojmë me Ukrainën

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka thënë se qëndron me Ukrainën, e cila është në pritje të një sulmi nga Rusia.

ShBA ka paralajmëruar se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën, ndërsa tashmë ka shtuar numrin e forcave ushtarake pranë kufirit dhe ka rreshtuar shumë automjete ushtarake, gati për luftë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë qëndron me Ukrainën”, shkruan sot Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter të shtunën, ka treguar se Kosova pozicionohet karshi Ukrainës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin