Ambasada e ShBA-së në Kosovë e ka uruar skiatoren kosovare, Kiana Kryeziu, për pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen në Pekin.
“Urime 17 vjeçarja Kiana Kryeziu. Kiana do të garojë për Kosovën në eventin gjigant të sllallomit të femrave në Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore”, ka shkruar kjo ambasadë në Facebook.
Kjo ambasadë ka shpërndarë edhe lajmin të cilin mediumi prestigjioz ia kishte kushtuar skiatores kosovare./GazetaSinjali/