image Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron qytetarët e saj: Shmangni tubimet e mëdha

Shqipëri

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron qytetarët e saj: Shmangni tubimet e mëdha

news image

Protesta e thirrur me 12 nëntor, e thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta ka bërë që Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, të dalë me njoftim për qytetarët e saj.

Ambasada ka këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin protestën që pritet të mbahet më 12 nëntor, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë.

Gjithashtu ambasada ka ofruar edhe kontaktet e ndihmës, të cilave mund t’u drejtohen qytetarët amerikanë.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit. Qytetarëve  amerikanë u kërkohet të shmangin këtë ngjarje. Monitoroni mediat lokale për përditësime”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Më 12 nëntor ora 16:00 është organizuar të mbahet protesta e opozitës kundër qeverisë aktuale, tubimi i përbashkët mes kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, raporton Top Chanel.

/GazetaSinjali/