image Ambasada e Kosovës në Zvicër ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtimet

Shërbimet/ Ambasada e Kosovës në Zvicër ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtimet

news image

Ambasada e Kosovës në Bernë të Zvicrës ka njoftuar bashkatdhetarët tanë që duan të udhëtojnë nga Zvicra për në Kosovë, përmes rrugës tokësore, së pari duhet të aplikojnë në Ambasadën e Kosovës ose Konsullatat tona në Zvicër.

Sipas kësaj ambasade, kohët e fundit ka pasur raste kur shtetasit e Kosovës janë nisur drejt vendlindjes me veturë dhe janë ndaluar në vende si Italia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi, pasi nuk kanë pasur pëlqimin paraprak për të kaluar tranzit nëpër këto vende.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të masave që lidhen me situatën e pandemisë, në shumë shtete, ende nuk lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve. Kohët e fundit, ka pasur raste kur shtetasit tanë janë nisur për në Kosovë me veturë dhe janë ndaluar në vende të si Italia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi, sepse nuk kanë marrë pëlqimin paraprak për të kaluar tranzit nëpër këto vende.

Për këtë arsye, ne dëshirojmë t’ju informojmë se të gjithë bashkatdhetarët tanë që duan të udhëtojnë nga Zvicra për në Kosovë, përmes rruges tokësore, së pari duhet të aplikojnë në Ambasadën e Kosovës ose Konsullatat tona në Zvicër.

Duke marrë parasysh faktin se transporti tokësor kërkon pëlqimin paraprak të shtetit tranzit, nisja për në Kosovë mund të bëhet vetëm me pëlqimin e autoriteteve kompetente të Kosovës, të cilat në bashkëpunim me shtetin dhe ambasadat e huaja sigurojnë kalimin e lire të personit të caktuar.

Për cdo rast, Ju mund të drejtoheni në këtë numer telefoni: 031 310 06 90 ose në këtë emailadrese:

[email protected]