Premiera e filmit “Zgjoi” me regji të Blerta Basholli do të jepet nesër në New York. Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë thirrje që të blihen sa më shumë bileta për ta parë këtë film.
Në një postim të publikuar në Facebook, kjo ambasadë ka shkruar që të ftohen edhe miqtë të shkojnë ta shikojnë hyrjen zyrtare të Kosovës për Çmimet e Akademisë.
“Jemi të emocionuar për premierën e Zgjoit që fillon nesër! Mos harroni t’i merrni biletat tuaja dhe të ftoni miqtë tuaj të shkojnë për të shikuar hyrjen zyrtare të Kosovës për Çmimet e Akademisë, dhe fituesin e trefishtë të çmimit Sundance – Zgjoi”, thuhet në njoftim.
Filmi “Zgjoi”, tashmë ka dhënë premierën edhe në shumë vende të botës. /GazetaSinjali/