image Vjosa Osmani për filmin “Zgjoi” nga Amerika: Ju ftoj të gjithëve ta shihni, ta mbështesni

Film

Vjosa Osmani për filmin “Zgjoi” nga Amerika: Ju ftoj të gjithëve ta shihni, ta mbështesni

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrja nga Amerika për ta parë filmin “Zgjoi” dhe për ta mbështetur atë.

Ajo ka marrë pjesë mbrëmë në premierën e këtij filmi të drejtuar nga Blerta Basholli, bashkë me Dua Lipën, ekipin dhe Fahrije Hotin.

Osmani tha se ky film është një ilustrim mjeshtëror i luftës dhe triumfit të popullit të Kosovës.

“E kënaqur që mora pjesë në premierën e “Zgjoi” në Amerikë mbrëmë, së bashku me Dua Lipën, ekipin dhe Fahrije Hotin. Kandidati i Kosovës për Oscar 2022 është një ilustrim mjeshtëror i luftës dhe triumfit të popullit tonë. Ju ftoj të gjithëve ta shikoni, ju ftoj të gjithëve ta mbështesni”, ka shkruar presidentja në Instagram./GazetaSinjali/