image Ambasada e Francës me njoftim pas tensioneve në Veri: Shmangni udhëtimin në katër komunat me shumicë serbe

Politikë

Ambasada e Francës me njoftim pas tensioneve në Veri: Shmangni udhëtimin në katër komunat me shumicë serbe

news image

Tensionet e shkaktuara gjatë ditës së djeshme në Veri të vendit, ku Policia e Kosovës ndërhyri që brenda objekteve të komunave në katër komunat e banuara me shumicë serbe të futeshin kryetarët e rinj shqiptarë, shkaktuan reagime të shumta. E i fundit vjen edhe nga Ambasada e Francës në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo ka dalur me një komunikatë ku për shkak të tensioneve politike u bën thirrje shtetasve të saj të shmangin udhëtimet nga katër komunat të banuara me shumicë serbe dhe hyrjen nga pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, ndërsa u preferon të përdorin hyrjen në Kosovë nga pika kufitare e Merdares.

Gjithashtu, në njoftimin e tyre bëhet thirrje që udhëtarët “të qëndrojnë larg çdo tubimi për sa kohë që tensionet aktuale vazhdojnë”.

Ambasada e Francës ndër tjera njofton se për shkak se rrjetet telefonike lokale në këto komuna veriore nuk janë të aksesueshme në roaming rrjedhimisht edhe mundësitë e ambasadës për të reaguar në rast vështirësie mund të jenë të kufizuara atje.

Njoftimi i ambasadës franceze:

Tensione politike dhe protesta

Publikuar më 27.05.2023

Rekomandohet që të shmangen udhëtimet në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës (Zubin Potok, Leposaviq, Mitrovica Veriore dhe Zveçan) dhe të qëndrojnë larg çdo tubimi për sa kohë që tensionet aktuale vazhdojnë. Rrjetet telefonike lokale në këto komuna veriore nuk janë të aksesueshme në roaming dhe mundësitë e ambasadës për të reaguar në rast vështirësie mund të jenë të kufizuara atje.

Vendkalimet kufitare tokësore me Serbinë mbeten të hapura në Jarinje (komuna e Leposaviqit) dhe Bërnjak (komuna e Zubin Potok), por këshillohet fuqimisht që të favorizohet pika kryesore kufitare Merdare (komuna e Podujevës).

/GazetaSinjali/