image Gjermania ndalon hyrjen e udhëtarëve nga Britania

Evropë

Gjermania ndalon hyrjen e udhëtarëve nga Britania

news image

Gjermania është bërë vendi më i fundit evropian që ndalon shumicën e udhëtarëve nga Britania, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e variantit Omicron. Shtetasit dhe banorët gjermanë që vijnë nga MB do të lejohen të hyjnë.

Ata duhet të kenë test negativ dhe të karantinohen për dy javë, pavarësisht nëse janë vaksinuar. Masat hyjnë në fuqi nga mbrëmja e së dielës dhe Franca tashmë ka vendosur masa të ngjashme pasi infeksionet e koronavirusit janë rritur në Britani.

Danimarka, Franca, Norvegjia dhe Libani janë shtuar gjithashtu në listën me rrezik të lartë të Gjermanisë dhe udhëtimet nga ato vende gjithashtu do të kufizohen, shkruan BBC.

Megjithëse numri i rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus në Gjermani është më i ulët se në Britani, me 50 mijë e 968 raste të reja të raportuara të premten, numri i vdekjeve po rritet, me 437 të raportuara të premten./GazetaSinjali/