image Ambasada Britanike e cilëson moment historik ndeshjen e sotme në Prishtinë

Kosovë

Futboll/ Ambasada Britanike e cilëson moment historik ndeshjen e sotme në Prishtinë

news image

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur bindjen se sonte atmosfera në kryeqytetin kosovar do të jetë mahnitëse me rastin e ndeshjes futbollistike mes Kosovës dhe Anglisë.

Përmes profilit në facebook, kjo ambasadë e ka cilësuar këtë ndeshje, moment historik në marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Sot, Anglia do të luaj kundër Kosovës, loja e parë në mes tyre në Prishtinë. Do të jetë një moment historik sportiv në marrëdhëniet e ngushta në mes dy vendeve tona. Ne të gjithë e dijmë që atmosfera do të jetë mahnitëse, por a MUND TË QËLLONI REZULTATIN?”, shkruhet në postimin e e ambasadës britaniuke në Kosovë./Gazeta Sinjali/