image Ambasada amerikane reagon pas vendimit të Kushtetueses, thotë se kjo tregon për funksionimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Kosovë

Ambasada amerikane reagon pas vendimit të Kushtetueses, thotë se kjo tregon për funksionimin e sundimit të ligjit në Kosovë

news image

Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar lidhur me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, për masë pezulluese deri më 29 maj ndaj dekretit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi për propozimin e Avdullah Hotit nga LDK, për kryeministër të vendit.

Nga ambasada e kanë mirëpritur këtë vendim, duke thënë se kjo është tregues i funksionimit të sundimit të ligjit, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social tëitter, ata po ashtu kanë mbështetur edhe qëndrimet e liderëve politikë, të cilët u shprehën se do ta respektojnë këtë vendim të Kushtetueses.

Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese për të lejuar kohë për diskutime tregon për funksionimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Ne po ashtu mirëpresim thirrjet e liderëve politikë dhe institucional për të respektuar Gjykatën dhe proceset e saja”, thuhet në njoftimin e tyre. /GazetaSinjali/