image Ambasadori gjerman në Kosovë i reagon ashpër Goran Rakiqit: STOP

Politikë

Ambasadori gjerman në Kosovë i reagon ashpër Goran Rakiqit: STOP

news image

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës me mallra në veri të vendit dhe deklaratave të ministrit Goran Rakiq.

Rohde ka reaguar ndaj Rakiqit, pas reagimit të tij që krijoi analogji me rastin e aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës dhe aksionit të fashistëve gjermanë kundër çifutëve në Gjermani.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka thënë është i papranueshëm krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “natën e kristaltë”.

Stop! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde.

Rohde gjithashtu ka reaguar edhe për sulmet ndaj gazetarëve gjatë aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës me mallra në veri të vendit.

Ai përmes një postimi në Twitter ka shprehur shqetësim për sulmet e raportuara kundër gazetarëve dhe se është e rëndësishme që gazetarët të mund ta bëjnë punën e tyre.

Të shqetësuar për presionin dhe sulmet e raportuara sot kundër gazetarëve. Është e rëndësishme që ata të mund të bëjnë punën e tyre! E gjithë dhuna është e papranueshme dhe duhet të hetohet”, ka shkruar ai. /GazetaSinjali/